Fjalë Kyçe

Lajçak: Me Kurtin kishim një takim të mirë dhe konstruktiv

Lajçak: Me Kurtin kishim një takim të mirë dhe konstruktiv

Përfaqësuesi e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin, në takimin e sotëm kanë diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.“Kam pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin sonte.

Ne diskutuam në thelb për dialogun e po ashtu duke shikuar hapat e radhës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka thënë se në takim kanë diskutuar për dialogun, duke theksuar se ky proces nuk do të jetë prioritet i qeverisë së re.“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi, unë shpjegova edhe një herë që ne e kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, se nuk jemi kundër dialogut, por e duam dialogun parimor dhe të përgatitur mirë”, tha Kurti para gazetarëve.

Kurti insistoi që dialogu kurdo që fillon ai të mos jetë në presion kohor dhe të jetë i sinqertë.“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut edhe për Bashkimin Evropian, edhe për Kosovën e Serbinë edhe për rajonin, por më e rëndësishmja është që ky të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai.

Nesër në mëngjes, Lajçak do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.Ata do të kenë një konferencë të përbashkët për media.Pasi të vizitojë Kosovën, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 mars, ndërsa më pas do të qëndrojë në Mal të Zi.Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt.