Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet ta vizitojë sot Kosovën.
Ai është nisur drejt shtetin tonë, derisa këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter.
“Pas ndërlikimeve të lehta të udhëtimit dje, bashkësia ndërkombëtare filloi në veprim. Tani jam duke shkuar për në Prishtinë – mirësjellje e ushtrisë zvicerane. Mezi pres që zyrtarisht të filloj vizitën time në Kosovë më vonë sot”, ka shkruar Lajçak, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë që i njëjti pritej ta vizitonte dje Kosovën, por që u bllokua në Cyrih, pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimeve nga Zvicra të planifikuara për orën 13:40.
Ndryshe, deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë takim i përfaqësuesit të BE-së me krerë institucionalë, veç ai me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin që do të ndodhë në objektin e Kuvendit me fillim nga ora 17:45.