Fjalë Kyçe

Lajçak: Takimi i i kryenegociatorëve për targat, në rrugë të mbarë

Lajçak: Takimi i i kryenegociatorëve për targat, në rrugë të mbarë

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga dita e dytë e bisedimeve për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se se takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.