Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak gjatë mbrëmjes se sotme është takuar me zëvendëskryeminstrin e parë për Çështje të Dialogut Besnik Bislimi.
Lajçak tha se me Bislimin ka biseduar për takimin e javës së kaluar që e patën në Bruksel, si dhe për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi kisha një diskutim të thellë pas takimit të javës së kaluar në Bruksel dhe përgatitjes për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Zyrtari i lartë evropian gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, derisa gjatë vizitës së tij treditore në Kosovë do të takojë edhe me udhëheqësit e tjerë politikë.