Fjalë Kyçe

Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim Kosovë-Serbi është çështje urgjente

Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim Kosovë-Serbi është çështje urgjente

Në marxhina të Forumit të Davosit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka shkruar se në takim është diskutuar për një gamë temash që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në marxhina të Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Sipas Lajçak ata u dakorduan që zbatimi i marrëveshjeve të arritura është çështje urgjente.

“Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është çështje urgjente”, ka deklaruar tutje Lajçak.

Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim Kosovë-Serbi është çështje urgjente.