Fjalë Kyçe

Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi do të jetë e dhimbshme, ata që do ta bëjnë do të jenë në anën e drejtë të historisë

Lajçak: Zgjidhja Kosovë-Serbi do të jetë e dhimbshme, ata që do ta bëjnë do të jenë në anën e drejtë të historisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme për të dyja vendet.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është panelist në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht.

Lajçak në fjalimin e tij në këtë forum ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.

“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër. Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, citohet të ketë thënë Lajçak.