Fjalë Kyçe

Lajçaku falënderon SHBA-në për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Lajçaku falënderon SHBA-në për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë për dokumentet.

Lajçak ka shpërndarë në Twitter postimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ku e jep njoftimin për marrëveshje, duke falënderuar për këtë mbështetjen e SHBA-së.

“Falënderoj emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.