Fjalë Kyçe

Lajm bombastik nga Spanja, Neymar rikthehet te Barcelona!

Lajm bombastik nga Spanja, Neymar rikthehet te Barcelona!

Barcelona dhe PSG kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Dembeles dhe Neymarit, raportojnë mediat spanjolle.

Gazetari i njohur i Radio Catalonia, Gerard Romero raporton se bisedimet mes Barcelonës dhe PSG kanë filluar, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe Diario Gol.

Neymar u largua nga Camp Nou në vitin 2017 për shifrën rekorde prej 222 miliona eurove, ndërsa Katalansit transferuan Dembelen për 140 milionë euro.

Neymar nuk ka impresionuar në Paris dhe gjatë tërë kohës është shkruar për rikthimin e tij në Spanjë. Neymar ka qenë në shënjestrën e Realit për një kohë të gjatë, mirëpo Madrilenët tani janë përqendruar te Hazard.

Raportohet se Neymar është i hapur për një rikthim te Barcelona. Dembele nga ana tjetër gjithashtu është i gatshëm të transferohet te Parisi për të luajtur sëbashku me Mbappe.