Fjalë Kyçe

Lajm bombë nga MARCA: Guardiola dëshiron yllin e Realit!

Lajm bombë nga MARCA: Guardiola dëshiron yllin e Realit!

“Guardiola dëshiron Iscon” – Ky është lajmi bombë në ballinën e sotme të së përditshmes MARCA.

Sipas Marca-s, Pep Guardiola e konsideron Iscon zëvendësues perfekt të David Silvas dhe insiston në blerjen e tij. Por, llogaritë nuk dalin për teknikun sepse Isco nuk ka për qëllim të braktisë Real Madridin, kjo edhe falë Zidane që i ka konfirmuar se llogarit tek shërbimet e tij – diçka ndryshe nga seç mendon klubi, që nuk e sheh me sytë e teknikut dhe që ka vendosur një çmim prej 80 milion eurosh për kartonin e tij.

Guardiola është duke vështruar nga afër situatën e Iscos. Ai gjithmonë ka patur një konsideratë të lartë për lojtarin dhe beson se ai i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të futbollit që ai aplikon. Por në çdo plan të Katalanasit është Zidane që prish gjithçka sepse Francezi e konsideron Iscon pjesë të planeve për të ardhmen.

Gjithçka mbetet të shihet por nëse një ofertë e lartë vjen në klub, drejtuesit do e studiojnë me kujdes. Një gjë është e sigurtë; Real Madridi dëshiron të paktën 80 milion euro për kartonin e tij.