Fjalë Kyçe

Lajm fantastik për Liverpoolin e Shaqirit, humb Manchester City

Lajm fantastik për Liverpoolin e Shaqirit, humb Manchester City

Rafael Benitez i ka bërë favor ish-skuadrës së tij, Liverpoolit duke e mposhtur sot në “St James’ Park” rivalin direkt për titull Manchester Cityn.

Newcastle Unitedi arriti të përmbysë rezultatin për të arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër skuadrës së Pep Guardiolës me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

City e nisi për mrekulli ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë përmes Sergio Agueros.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, dhe në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë.

Rondon së pari barazoi shifrat në minutën e 66.

Kurse epërsinë Newcastle Unitedit ia dha Ritchie në minutën e 80 duke shënuar nga penaltia.

Manchester City tani në vendin e dytë mbetet në kuotën e 56 pikëve, katër më pak se lideri Liverpooli që nesër e pret në shtëpi Leicesterin. Kurse Newcastle Unitedi në vendin e 14 ka 24 pikë.