Fjalë Kyçe

LAJM I FUNDIT: Drita befason me transferimin e fundit

LAJM I FUNDIT: Drita befason me transferimin e fundit

Ish-kampionët e vendit e kanë realizuar edhe transferimin e shtatë në afatin kalimtar të verës, derisa kësaj radhe kanë ‘peshkuar’ te FC KEK-u që u largua këtë edicion nga Superliga.

Ashtu siç ka shkruar “Info Sporti” tashmë ‘bardhekaltërit’ e Dritës kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Valmir Kutllovci.

‘Msit’ për kët transferim është bërë ish-trajneri i Kutllovcit te KEK-u, Alban Dragusha, i cili aktualisht e ushtron pozitën e ndihmëstrajnerit te FC Drita.

Kutllovci kështu bën një hap të madh në karrierën e tij, pasi që më parë ishte pjesë e klubeve si KEK-u dhe Fushë Kosova.

Fotografia e Valmir Kutllovci
Drita deri më tani ka afruar në rradhët e veta Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin nga Llapi, Drilon Islamin nga Ferizaj, Donat Hasanajn nga Prishtina, Izair Eminin nga Shkëndija e Tetovës dhe Darko Tofiloski nga Pobeda.