Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare ish sulmuesi i Arsenalit, Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti me veturë.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Sevillas që ka konfirmuar për vdekjen e futbollistit që la gjurmë në gadishullin Iberik.
Teksa po udhëtonte me makinën e tij për ta ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool dhe Tottenham ai ka pësuar një aksident, i cili ishte fatal për të.
Futbolli botëror sot do jetë në zi për shkak të humbjes së Reyesit, derisa edhe finalja e Championsit do të jetë e zbehtë dhe do të nis me një minutë heshtje.
Së fundmi ishte pjesë e ekipit kinez Xinjiang Tianshan, derisa karrierë ka bërë edhe te Benfica, Espanyoli dhe Cordoba.