Mëngjesin e sotshëm ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, Shinasi Berisha, ish-gjyqtari i njohur kosovar, raporton Gazetasheshi.com.
Berisha ishte duke luftuar një kohë të gjatë me sëmundjen e ‘Parkinsonit’, derisa në mëngjesin e 10 prillit edhe ka humbur betejën me këtë sëmundje.
Berisha që për një kohë të gjatë kishte qenë analist i gjyqtarëve në emisionin 2me1 në Radio Televizionin e Kosovës, derisa duhet theksuar se ai ishte gjyqtari i parë i FIFA-s nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.
Berisha pritet të varroset sot, derisa detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura me kohë.