Fjalë Kyçe

Lajm i keq për ‘Dardanët’: Leon Dajaku refuzon përfundimisht Kosovën

Lajm i keq për ‘Dardanët’: Leon Dajaku refuzon përfundimisht Kosovën

Leon Dajaku ka deklaruar se do të përfaqësojë Kombëtaren gjermane.

Dajaku në një intervistë për për kanalin zyrtar të Union Berlinit është pyetur për përfaqësimin e tij në Kombëtare.

Ai kishte dhënë sinjale gjatë një interviste se mund të vinte tek Kosova, megjithatë këto mbeten vetëm si deklarimet tashmë pa asnjë vlerë.

“Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, tha Dajaku.

Ai u pyet për zgjedhjen e tij në nivelin nacional.

“Kam zgjedhur Gjermaninë”, përfundoi Leon Dajaku.