Fjalë Kyçe

Lajm i keq për Dritën pas fitores nga Gjilani

Lajm i keq për Dritën pas fitores nga Gjilani

Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjilanit, por ka marrur edhe një lajm të keq pas ndeshjes, shkruan GazetaAlo.

Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar me ç’rast gjyqtari kryesor Besfort Kasumi shpërndau karton dy ngjyrësh.

Ansi Nika e pësoi te Gjilani duke u ndëshkuar direkt me të kuqin, ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjes edhe Fidan Gërbeshi u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi që ofendoi futbollistët e Gjilanit.

Kështu kryetrajneri Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Gërbeshit për ndeshjen e ardhshme ndaj Trepçës ’89.

Sidoqoftë fitorja në derbi ka koston e vet dhe këtë do ta paguaj kësaj rradhe mbrojtësi Gërbeshi.