Fjalë Kyçe

Lajm i keq për Guardiolën

Lajm i keq për Guardiolën

Menaxheri Pep Guardiola ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Aymeric Laporte.

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj për shkak të një operacioni të gjurit.

25 vjeçari u dëmtua në fitoren e “Citizens” ndaj Brighton para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Menaxheri Pep Guardiola ka konfirmuar shkallën e lëndimit, transmeton lajmi.net.

I pyetur se për sa kohë do të mungojë Laporte, Guardiola tha: “Pesë muaj, gjashtë muaj. Vitin tjetër sigurt, janar ose shkurt”.