Fjalë Kyçe

Lajm i keq për numrin një të Kombëtares së Kosovës

Lajm i keq për numrin një të Kombëtares së Kosovës

Claudio Bravo është pranë rikuperimit nga lëndimi pas rikthimit në stërvitje për herë të parë me Manchester Cityn që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Ish-portieri i Barcelonës, i cili shkëlqeu në garat e Kupës sezonin e kaluar, lëndoi rëndë thembrën e tij në stërvitje pas vetëm dy ndeshjeve në Premierligë.

Si pasojë e lëndimit të tij, Manchester City u detyrua ta rikthejë portierin e Kosovës, Arijanet Muriç nga huazimi në NAC Breda, teksa 20-vjeçari tashmë e ka kryer me sukses detyrën e portierit të dytë në “Etihad Stadium”.

Reprezentuesi kosovar ka qenë në bankën rezervë për ndeshjet e Premierligës, teksa në Carabao Cup ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolës përveç se në finale.

“Bravo ka marrë pjesë në pjesën e parë të stërvitjes në fushë, ka qenë një lëndim i rëndë për të. Pas operimit, ai kishte një infeksion, që i mori shumë kohë”, u shpreh Guardiola.

Mbetet të shihet nga sezoni i ardhshëm nëse Bravo apo Muriç do të mbeten në rolin e portierit të dytë te Manchester City, por ka shumë gjasa që Muriç të largohet në huazim