Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Dy persona të shëruar nga Covid-19 në Obiliq

Lajm i mirë: Dy persona të shëruar nga Covid-19 në Obiliq

Dy personat e prekur nga koronavirusi në Obiliq janë shëruar plotësisht. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi i cili ka thënë se rezultatet e dy personave që ishin të vetizoluar kanë rezultuar negativë që është tregues që ata tashmë janë shëruar.

Ai ka njoftuar po ashtu se edhe një rast që ishte i dyshuar ka rezultuar negativ.

I pari i Obiliqit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rekomandimet nga IKSHPK-ja.

Postimi i plotë i Xhafer Gashit:

Lajm i mirë për Obiliqin

Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.

Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.

Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.
Falenderimi i takon Zotit të madhërishëmlajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë! #rriNShpi #shpëtoJetë.