Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Lazio liron Muriqin të udhëtojë për tri ndeshjet në Kosovë

Lajm i mirë: Lazio liron Muriqin të udhëtojë për tri ndeshjet në Kosovë

Klubi italian Lazio ka njoftuar se Vedat Muriqi do të jetë i pranishëm për kombëtaren e Kosovës në tri ndeshjet e tetorit.

Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot për kombëtaren e Kosovës. Pas disa mungesave si Rrahmani, Kryeziu e Voca, super sulmuesi i skuadrës tonë do të jetë i pranishëm në tri ndeshjet e tetorit.

Me anë të një komunikate për media Lazio ka njoftuar se Vedat Muriqi do të lejohet që të udhëtojë për në Kosovë, ku edhe do të jetë i pranishëm për ndeshjet me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë.

Padyshim që ky lajm për Kosovën është shumë i mirë, në veçanti për lojën me Maqedoninë e Veriut, ndeshje kjo që është për kualifikime të EURO 2021.

Me 8 tetor Kosova luan në stadiumin e Shkupit ndeshjen historike me Maqedoninë e Veriut të playoff’it për EURO 2021.

Ndërkaq me 11 tetor Kosova luan në “Fadil Vokrri” me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Derisa udhëton për në Greqi me 14 tetor. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 20:45.