Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Lirohet në shtëpi foshnja nga Kamenica që ishte infektuar me koronavirus

Lajm i mirë: Lirohet në shtëpi foshnja nga Kamenica që ishte infektuar me koronavirus

Foshnja pesë muajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës është liruar në shtëpi pas trajtimit në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

“Nga IKSHPK-ja jemi informuar që gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe është mirë dhe sot është liruar për tu rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit e tjerë duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen por është shumë me rëndësi që gjendja e të gjithëve është stabile”, ka thënë Rashiti.