Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: OSBE-ja ia dhuron Ministrisë së Arsimit 215 tabletë për mësimin online

Lajm i mirë: OSBE-ja ia dhuron Ministrisë së Arsimit 215 tabletë për mësimin online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar 215 tabletë nga OSBE-ja. Ministri i MASHT-it, Ramë Likaj, ka thënë se me këtë ndihmë, po lehtësohet qasja e nxënësve në mësimin online.

“Kemi pranuar donacion prej 215 tabletësh për fëmijët e shkollave. Falënderoj për bashkëpunimin mes OSBE-së dhe neve. Kjo përmirëson qasjen e fëmijëve në arsim në këtë kohë pandemie. Me miliona euro për pajisje dhe dezifektimin e mjeteve së bashku me OSBE kemi një projekt tre vjeçar që përfshinë libra e literaturë”, ka deklaruar Likaj.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ka deklaruar se janë duke ndihmuar fëmijët pa dallim që t’u krijohet qasje në arsim, pas rrethanave të reja të krijuara nga COVIDI-19, shkruan EO.

“Mund të them që bashkëpunimi ynë më ministrin ka qenë korrekt. Koronavirusi ka sjell situata të papara e ka ndryshuar mënyrën se si punojmë e funksionojmë. Po bëhet një realitet i ri. Shkollat janë mbyllur e ndoshta duhet të mbyllen prapë. Ky vit do mbahet mend si vit i vështirë për nxënësit mësimdhënësit e prindërit”, ka thënë ai.