Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për britanikët: Ata që testohen dy herë negativë brenda javës mund të pajisjen me “pasaportë lirie”

Lajm i mirë për britanikët: Ata që testohen dy herë negativë brenda javës mund të pajisjen me “pasaportë lirie”

Zhvillimet të reja raportohen nga Britania e Madhe në lidhje me situatën e krijuar në ditët e fundit nga pandemia, ku fatmirësisht shifrat e të prekurve të rinj kanë nisur të ulen edhe pse në nivele të vogla.

Sipas asaj që raportojnë mediat, britanikët pritet të pajisen me një “pasaportë lirie” nga Covid, në kohën që ata do të rezultojnë dy herë negativë në testin kundër koronavirusit brenda javës.

Detajet e këtij propozimi janë ende duke u përkufizuar nga zyrtarët që me këtë lëvizje shpresojnë të kthejnë vendin në jetën normale në vitin e ardhshëm.

Për të fituar këtë “leje”, qytetarët duhet testohen rregullisht dhe pasi të marrin rezultatin negativ, do të pajisen me një dokument të cilin do e tregojnë për të qarkulluar lirisht.

Kjo certifikatë do të mund të mbahet dhe në telefon dhe do të lejojë njerëzit të jetojnë normalisht deri në nisjen e programit të vaksinimit nga qeveria. Gjithashtu ata nuk do të mbajnë maskë, do të vizitojnë të afërmit dhe nuk do të kenë të detyruar distancën.