Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për fëmijët e qytetit të Skenderajt

Lajm i mirë për fëmijët e qytetit të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 të qytetetit të Skenderajt.

Ndërtimi i kësaj çerdhe do të financohet nga Komuna dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal kurse procedurat për ndërtimin e saj do të fillojnë nga java e ardhshme.

Me ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj në lagjen 1 me financimin e Komisionit Evropian duke përfshirë edhe çerdhen ekzistuese “Nëna Zahide”, qyteti jonë do t’i këtë tri çerdhe dhe kështu fëmijët e qytetit tonë do të kenë vendin e duhur për edukimin dhe socializimin e tyre të mirëfilltë,është shprehur z.Jashari .