Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës para përballjes me Bullgarinë

Lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës para përballjes me Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar edhe një tjetër lajm të mirë, para ndeshjes me Bullgarinë.

Në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, Kosova do të luajë edhe dy ndeshje gjatë këtij muaji; kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Për ndeshjen me Bullgarinë, Kosova do të ketë një rrezik më pak, pasi golashënuesi më i mirë i kampionatit bullgar ka pësuar një dëmtim.

Stanislav Kostov, i cili luan me Levskin, ka përfunduar sezonin e tij si golashënuesi më i mirë, me 23 gola të shënuara.

Ai do të mungojë në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë më 7 qershor dhe në ndeshjen kundër Kosovës më 10 qershor.