Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për Kosovën, Anglisë i lëndohet një lojtar para ndeshjes së 17 nëntorit

Lajm i mirë për Kosovën, Anglisë i lëndohet një lojtar para ndeshjes së 17 nëntorit

Mesfushori i Chelsea, Mason Mount, mund t’i humbas dy ndeshjet e nëntorit të Kombëtares së Anglisë, përfshirë edhe atë kundër Kosovës më 17 nëntor.

20 vjeçari është detyruar të lëshojë fushën në minutën e 60’ të ndeshjes mes Chelseas dhe Ajax, e cila përfundoi baras 4:4.

Mount ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

Ylli i Chelsea ka përfaqësuar Anglinë në katër ndeshje, por mund të humbas grubullimin e nëntorit.

Anglia në nëntor zhvillon dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020, duke pritur fillimisht Malin e Zi, dhe pastaj udhëton drejt Prishtinës, për sfidën kundër Kosovës.

Listën me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje, Gareth Southgate do ta shpalos ditën e enjte.