Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për Liverpoolin, Man City ndalet nga Crystal Palace

Lajm i mirë për Liverpoolin, Man City ndalet nga Crystal Palace

Manchester City është ndalur me barazim nga Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier Ligë.

Kampioni në fuqi anglez ka bërë një gabim sonte në garën drejt titullit, pasi Liverpooli me një fitore eventuale mund t’i afrohet edhe më shumë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Selhurst Park”, përfundoi baras dhe pa gola.

Manchester City vazhdon të jetë lider në tabelë, tani me 70 pikë – katër më shumë se Liverpooli. Por, “Të Kuqtë” tani janë me një ndeshje më pak.

Kurse, Crystal Palace mbetet në pozitën e 11-të me 34 pikë. /express