Rashica i gatshëm për ndeshjen me Nurnbergun
Milot Rashica nuk u paraqit fare në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Eintracht Frankfurtit, për shkak të një lëndimi në shpinë.
Por, drejtuesit e klubit të Werderit, kanë bërë të ditur se sulmuesi kosovar, është duke u përgatitur intensivisht për të qenë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
22-vjeçari nuk ka pushuar si pjesa tjetër e skuadrës dhe është paraqitur në kampin stërvitor për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Nurnberg.