Fjalë Kyçe

Lajm i rëndë: Ndërron jetë polici i njohur nga Podujeva

Lajm i rëndë: Ndërron jetë polici i njohur nga Podujeva

Me një mëngjes të hidhur ka filluar dita në Podujevë, atje një zyrtar i njohur i Policisë ka vdekur.

Polici Naim Syla, ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit bëjnë të ditur shokët dhe familjarë e tij përmes rrjeteve sociala.

Syla i cili për shumë vite kontribuoi në institucionin e sigurisë, së fundit punoi si polic kufitar

Më poshtë postimi i plotë nga Ditar Hoti:

Mëngjes i trishtuar e i hidhur ishte ky i ditës se sotit sepse nga kjo bote shume herët na paska ikur Abeja, një mik i imi tejet i veçantë, nje njeri me virtyte te larta njerëzore, një shok i pashoq, një polic i shkëlqyer, një qytetar llapian tejet i edukuar, një mysliman i devotshëm, e mbi te gjitha një prind e familjare shembullore.

Sot, unë e familja ime dhe gjithë ata qe e njohën Naimin, ndajnë dhimbjen me familjen Syla.

Allahu na bashkoftë ne xhenet me te ndjerin.

Amin!