Fjalë Kyçe

Lajm me rëndësi për të gjithë ata që duan të shkojnë në Zvicër

Lajm me rëndësi për të gjithë ata që duan të shkojnë në Zvicër

Lajm i rëndësishëm për të gjithë ata që ia mësyejnë Zvicrës.

Duke filluar nga sot, e hënë, 8 shkurt, hyjnë në fuqi rregulla të ashpërsuara për hyrjen në Zvicër.

Të gjithë udhëtarët nga jashtë që udhëtojnë me aeroplan duhet të tregojnë një test negativ para se të nisen për në Zvicër.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Nga detyrimi përjashtohen fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeçare. shkruan srf.ch.

Ndërsa ndryshimi tjetër është se koha e karantinës mund të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë.

Siç është paralajmëruar tashmë, detyrimit të karantinës i nënshtrohen ata që vijnë nga vendet të cilat Zvicra i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik.

Ndërsa detyrimi i testit negativ vlen për të gjithë, pavarësisht. Ndërsa ata që vijnë në rrugën tokësore, detyrohen të tregojnë testin negativ vetëm nëse kanë ardhur nga vendet që janë në listën e rrezikut.

Përveç kësaj, tani e tutje të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren. Nga detyrimi i regjistrimit përjashtohen vetëm njerëzit nga zonat kufitare që udhëtojnë rrugës tokësore (përveç me tren).

Karantina dhjetë ditore nga kontakti i fundit me një person të infektuar ose kur hyni nga një zonë rreziku mund të shkurtohet. Parakusht për këtë është që personi në fjalë të mund të testohet pas shtatë ditësh dhe rezultati të dalë negativ.

Kërkohet gjithashtu miratimi nga autoriteti përgjegjës i kantonit. Kostoja e testimit duhet të përballohet nga personi.

Detyrimi për karantinë nga nesër vlen edhe për fëmijët.