Real Madrid dje ishte pa disa nga yjet kryesorë të skuadrës në takimin ndaj Athletic Club, shkaku që ishin pozitiv me COVID-19.
Plotë 12 futbollistë të Realit munguan shkaku që ishin pozitiv me COVID-19, ose kishin simptoma.
Mirëpo, tani “Los Blancos” kanë marrë lajme të mira, pasi katër yje veçse kanë dal negativ në analizat e fundit.
Luka Modric, David Alaba, Gareth Bale dhe Rodrygo janë futbollistët që kanë testuar negativ në analizat e mëngjesit.
Ndërkohë, Real Madrid e mbylli me fitore këtë vit, duke triumfuar ndaj Bilbaos me rezultat të ngushtë 1 – 2.