Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka nisur konvojin e parë të ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
“Komvoji me ndihma përmbante gjëra ushqimore, ilaçe, veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme. Këto ndihma në koordinim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u dorëzuan në depon e rezervave shtetërore të shtetit”.
Përpos këtyre ndihmave, Bashkësia Islame e Kosovës nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës do të kërkojë mjete financiare për të prekurit e tërmetit.