Fjalë Kyçe

Resul Sinani tregon se a do të jetë në listën e deputetëve të AAK-së

Resul Sinani tregon se a do të jetë në listën e deputetëve të AAK-së

Resul Sinani është një ndër fytyrat më të reja në partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës.

Ish-moderatori kaloi në këtë subjekt politik nga Nisma.

Sinani në emisionin Frontal ka zbuluar se a do të jetë në listën zgjedhore të partisë.

“Mendoj se ky vendim nuk më përket mua por kryesisë”, ka thënë ai.

“Unë jam i gatshëm të kontriboj në këtë subjekt”.

Tutje, Siani ka thënë se pret që të ndodhë një koalicion PDK-Lëvizja Vetëvendosje.

“LDK është shumë komode edhe po humbi”, ka shtuar ai.

“Ndërsa këto zgjedhje për PDK’në dhe Lëvizjen Vetëvendosje janë jetë apo vdekje”.