Krimineli serb, i cili udhëhoqi forcat serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mladic, është lajmëruar pas lajmeve të rreme, për të cilin sot u raportua se ka vdekur.
Mladic ka reaguar me tallje për këto lajme, duke thënë se është gjallë.
E këtë e tha djali I tij Darko për ‘Tanjug’, i cili kishte folur në telefon me babanë e tij, rreth orës 15:00.
“Unë jam gjallë” i ka thënë Mlladiq, birit të tij.
Kujtojmë se sot është raportuar për vdekjen e këtij krimineli të luftës, lajm ky që u shpërnda përmes rrjeteve sociale.
Lajmin e rremë për vdekjen e tij e bëri të ditur në faqen e saj zyrtare në Twitter, zëvendëskryeministrja edhe kryediplomatja e Bosnjes dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic.
Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, në nëntor të vitit 2017.