Një person në Suharekë është arrestuar pasi që dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij.
Rasti ka ndodhur rreth një javë më parë.
Policia bën të ditur se i dyshuari e ka pranuar rastin e rrëmbimin, të inskenuar, ku më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për lajmërim të rrejshëm të një rasti ‘rrëmbim’ apo ‘detyrim’. I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.