Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është duke u vëzhguar nga klubi i madh i Premier Leagues, transmeton Gazeta Alo.
Zeneli, i cili para pak ditësh u zgjodh lojtari më i mirë i Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), aktualisht është pjesë e klubit holandez, Heerenveen.
Zeneli ka pasur një vit fantastike si me skuadrën e tij, e poashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Performanca e tij e lartë brenda vitit 2018, ka bërë që ai të monitorohet nga disa klube evropiane përfshirë edhe klubin e Premier Leagues, Newcastle.
Zeneli sipas medieve angleze, është në qendër të vëmendjes se skuadrës së Rafael Benitez.
Klubi anglez mësohet se është e interesuar që mesfushorin e Kosovës ta sjellë në skuadrën e tyre, madje, qysh në muajin janar. /Gazeta Alo/