Fjalë Kyçe

​Krasniqi nokauton Bosel – shpallet Kampion i Botës

​Krasniqi nokauton Bosel – shpallet Kampion i Botës

Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë në botë që ka fituar titullin e Botës në Boks në kategorinë WBA, gjysmë të mesme të bokësit ku e mposhti Dominic Bosel

Robin Krasniqi e ka fituar titullin e kampionit të botës kundër Dominic Bosel me nokdaun në rundin e tretë.

Në finalen e tretë Krasniqi ja ka dalë që ta fitojë titullin e botës në këtë kategori.

Dy raundat e parë po ashtu ishin më të mirë për Krasniqin derisa në raundin e tretë Bosel kërkonte ta gjente më lirë junikasin por që nuk ja doli, pasi që Krasniqi goditi dhe pas dy tentimeve e rrëzoi atë.

Bosel ishte kampion bote por nuk arriti që ta mbronte këtë titull.