Fjalë Kyçe

LAJMI I FUNDIT: FFK ia jep edhe një mundësi Fushë Kosovës, sqaron vendimin

LAJMI I FUNDIT: FFK ia jep edhe një mundësi Fushë Kosovës, sqaron vendimin

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka përmirësuar vendimin për heqjen e nëntë pikëve për Fushë Kosovën.

Në njoftimin e ri të publikuar tani, figuruon se klubit nga Fushë Kosova i janë hequr vetëm gjashtë pikë, duke lënë të kuptohet se vendimi i mëparshëm ka qenë një gabim teknik.

Për heqjen e gjashtë pikëve vendimi ishte marrë mbrëmë dhe për këtë kishte raportuar ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Kësisoj, me gjashtë pikë të hequra, Fushë Kosova bie në kuotën e 28 pikëve, prapë në pozitën e fundit në renditje, por me fitore do të kishte gjasa matematikore për të mbetur në barazh, gjithnjë duke shpresuar edhe në rezultatet e ekipeve rivale.

Vendimi i Komisionit Disiplinor

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani.