Fjalë Kyçe

LAJMI I FUNDIT: FFK pushon të gjitha komisionet?!

LAJMI I FUNDIT: FFK pushon të gjitha komisionet?!

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim u shpreh se këto tre vite prej se futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar, punët kanë shkuar mirë, mirëpo pret edhe më shumë në të ardhmen.

Ai tregoi se shumë shpejt do të shkarkohen pothuajse shumica e komisioneve, dhe do te ketë ndryshime të mëdha në FFK.

“Nuk shkon më me fjalë të kota, me njerëz që bëjnë zhurmë shumë dhe që nuk punojnë asgjë, njerëz të cilët janë mediokër. Ne do të fillojmë së pari edhe prej komisioneve tona, kryetari Ademi dhe komiteti Ekzekutiv do ti pushojë pothuajse të gjitha komisionet, në mënyrë që ti zgjedhim personat më profesionist dhe neutral”, tha Salihu për Gazetën Olle.

Por, kush janë komisionet që mund të preken më së shumti? Komisioni për delegimin e gjyqtarëve me në krye Ruzhdi Bizhuten, Komisioni i Garave me në krye Ismet Ahmetin dhe Komisioni Disiplinor me në krye Dukagjin Zefin.