Fjalë Kyçe

Rasti me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: Në mesnatë dalin rezultatet

Rasti me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: Në mesnatë dalin rezultatet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”.

Ndërsa Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media ka folur lidhur me dyshimet të një rasti të koronavirusit në Kosovë.

Ai ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin.

“Informatat lidhur me rastin janë të dorës së parë. Ne i kemi marrë mostrat dhe po i verifikojmë. Ekipet janë thirrur urgjentisht dhe po merren me rastin “- tha Ramadani.

I pari i IKSHP-së shtoi se institucioni që ai udhëheq rezultatin për rastin do ta ketë deri në mesnatë.

“IKSHP po e ekzaminon rastin. Mostrat po verifikohen. Ende nuk e dimë nëse pacientja në fjalë ka koronavirus apo jo. Rezultatet do t’i kemi deri në mesnatë”- shtoi ai.

Ramadanti theksoi se Instituti Kombëtar ka të gjitha materialet e nevojshme për të diagnostifikuar rastet me këtë virus.

“Jemi furnizuar më materialet e nevojshme për të diagnostifikuar rastet ne Korona Virus, në bazë të protokolleve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që nga shfaqja e këtij virusi më 19 dhjetor e deri tek rasti i parë më 7 janar ne e kemi përcjellë këtë, dhe kemi marrë masat e nevojshme. Pacientja nëse e ka këtë sëmundje trajtimin do ta marrë në Klinikën Infektive “- theksoi Ramadani.