Fjalë Kyçe

LAJMI I FUNDIT: Pacientja e shtruar në Infektivë nuk ka koronavirus

LAJMI I FUNDIT: Pacientja e shtruar në Infektivë nuk ka koronavirus

Pacientja e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ka rezultate negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me pacienten e shtruar në Klinikën Infektive, e cila kishte dyshuar se ka koronavirusin, raporton Koha.net.

Por, sipas analizave të bëra, ajo rezulton se nuk e ka koronavirusin e ri.

Lajmin për Grupin Koha e ka konfirmuar edhe Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së.