Vazhdimi i seancës do të mbahet nesër në orën 17:00, raporton Gazeta Express.
Kështu bëri të ditur kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës do t’i vazhdojë punimet nesër më datë 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha Konjufca.
Ndryshe gjatë votimit dy herë radhazi gjatë natës së sontme ka dështuar sigurimi i 80 votave për zgjedhjen e Presidentes.