Fjalë Kyçe

Lajmi i fundit: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen, Kosovë – Bullgari

Lajmi i fundit: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen, Kosovë – Bullgari

Federata e Futbollit të Kosovës, sot nga ora 16:00 ka filluar procesin e shitjes së biletave online për ndeshjen kundër Bullgarisë.

Sipas burimeve brenda FFK-së vetëm 2 orë pas publikimit të biletave për ndeshjen Kosovë – Bullgari, tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Interesimi është shumë i lartë nga tifozët kosovarë për të përcjellur ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020. /GazetaAlo