Fjalë Kyçe

Lajmi i fundit: Shpejtim Bulliqi e fiton Podujevën me 50.6 për qind të votave

Lajmi i fundit: Shpejtim Bulliqi e fiton Podujevën me 50.6 për qind të votave

Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh. Në numërimi i deritanishëm i votave në Podujevë, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Sipas burimeve të TV Dukagjinit në KQZ, deri tani është bërë numërimi i mbi 90 për qind të fletëvotimeve në Podujevë. Prej tyre, 50.6 për qind e votave janë fituar nga kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Pas tij vjen kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, kurse Naim Fetahu i PDK-së ka fituar 12.9 për qind.