Fjalë Kyçe

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga AKI-ja

Ka dhenë dorëheqje nga posti i Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni.

Dorheqjen e tij e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai, ka njoftuar për këtë përmes Facebookut duke thënë se e ka pranuar dorëheqjen e tij.

Po ashtu, Haradinaj ka shkruar se e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.