Milot Rashica ka treguar formë të mrekullueshme këtë sezon me Werder Bremenin në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga.
Ish-anëtari i Vitesses u transferua një vit më parë te klubi gjerman nga Holanda, dhe tani ka filluar të marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tij mbresëlënëse në fushën e gjelbërt.
Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon ka arritur të shënojë pesë gola si dhe ka dhuruar një asistim për skuadrën e famshme nga Bremeni në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij nuk kanë marrë vëmendje vetëm në Gjermani, por edhe në vende tjera të Evropës.
Së fundmi, futbollisti i cili e nisi karrierën te Vushtrria, së fundmi është bërë ‘cak’ i klubeve të mëdha evropiane, por një interesim më serioz vjen nga kampionati anglez, Premierligë.
Bëhet fjalë për skuadrën nga Londra, Crystal Palace, që ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar kosovar.
Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur mediumi italian, “CalcioMercato”. /GazetaAlo.