Fjalë Kyçe

Lakers fitojnë edhe pa LeBron, zhgënjejnë San Antonio e Houston

Lakers fitojnë edhe pa LeBron, zhgënjejnë San Antonio e Houston

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Lakers, që mundën sot 113-100 Detroit, sfidë e komanduar nga ekipi kalifornian, që duket se ka lënë krizën e javës së kaluar.

James e Rondo vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe mungojnë për Lakers, ku sot u dallua Kuzma, autor i 41 pikëve, më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Portland, që mundi 124-112 Chicago, sfidë ku vendasit u shkëputën gradualisht, me McCollum që realizoi 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Carter për Bulls.

New Orleans mundi 140-124 Cleveland, ndeshje e dominuar nga Pelicans, sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon në NBA. Davis me 38 pikë e 13 rebound bëri diferencën në parket për vendasit, duke qenë lider në parket. Skuadra e Milwaukee mposhti 116-109 Houston, një ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse. Edhe pse Harden realizoi 42 pikë e 11 rebound, ato mbetën për statistikë, ndërsa për Milwaukee u dalluan Antetokounmpo me 27 pikë e 21 rebound, mbështetur edhe nga Brogdon me 24 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 135-108 Indiana, me Morris që realizoi 22 pikë e Tatum 20. Zhgënjen skuadra e San Antonio, që u mund 96-86 nga Memphis, një rezultat disi surprizë, me Spurs që ndalen pas 5 fitoresh radhazi. Marc Gasol me 26 pikë e 14 rebound ishte më i miri për Memphis, ndërsa te Spurs mungoi lojtari lider. Në ndeshjet e tjera, Dallas mposhti 104-94 Phoenix (Doncic 30 pikë), ndërsa Utah Jazz triumfoi 106-93 ndaj Orlando (Mitchell 33 pikë).

NBA – Rezultatet:

Boston – Indiana, 135-108

Washington – Philadelphia, 123-106

Brooklyn – Atlanta, 116-100

Houston – Milwaukee, 109-116

Memphis – San Antonio, 96-86

New Orleans – Cleveland, 140-124

Dallas – Phoenix, 104-94

Utah Jazz – Orlando, 106-93

Portland – Chicago, 124-112

Lakers – Detroit, 113-100