Frank Lampard dhe skuadra e Chelsea kanë qenë një pengesë e vështirë për t’u kaluar mbrëmë në ‘Etihad Stadium’, për Manchester Cityn.
‘Citizens’ arritën të marrin një fitore me përmbysje, duke fituar me rezultatin 2:1, falë golave të Kevin de Bruyne dhe Ryiad Mahrez.
Megjithatë, Chelsea pati shanset e veta, madje edhe administroi lojën për një pjesë të mirë të ndeshjes.Posedimi i topit nga Manchester City tregonte 46.74, dhe kjo për qindje është më e vogla e regjistruar nga Pep Guardiola, në raport me secilën nga 381 ndeshjet që ka drejtuar, transmeton lajmi.net.
Sigurisht, trajnerët si Jurgen Klopp e Jose Mourinho kanë ditur të hapin telashe për gjeniun spanjoll, por askush nuk kontrolloi kundër tij sikur bëri Frank Lampard.