Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka treguar se si fitoi Chelsea garën për kartonin e Timo Werner.
Chelsea ka zyrtarizuar së fundmi transferimin e Timo Werner, lojtarit për të cilin të interesuara ishin disa skuadra.
‘Blutë’ e Londrës kanë fituar garën me skuadra si Liverpool. Por, si u fitua kjo garë? Lampard ka zbuluar disa detaje.
“Ai është lojtar që ne e kemi pëlqyer shumë. Unë e kam ndjekur atë për një kohë të gjatë, si një lojtar të talentuar, para se të filloja këtë punë. Por, si klub, ne shkuam pas tij dhe ai do të na përforcojë”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Ne ishim të qartë se duam të përmirësohemi dhe Werner është gjithmonë një nënshkrim që na përmirëson ne”.
“Ne punuam shumë për të. Kisha biseda të mira me të, ku unë besoja se ai do ta kuptonte çfarë dua të bëj me klubin dhe si duam të luajmë. Jemi të lumtur që ai u bashkua me ne”, ka thënë mes tjerash trajneri anglez.
Werner kaloi te skuadra e Chelsea për një shumë që raportohet të jetë 47.5 milionë funte.