Fjalë Kyçe

Lamtumirë Man Utd, Fellaini zgjedh klubin e ri

Lamtumirë Man Utd, Fellaini zgjedh klubin e ri

Marouane Fellaini dëshiron të largohet nga Manchester United, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Sportsmail” raporton se mesfushori belg ka ofertë për largim nga futbolli evropian.

Fellaini ka zgjuar interesim nga Guangzhou Evergrande, përcjell lajmi.net.

“Red Devils” duhet të vendosin shpejtë nëse do ta pranojnë kërkesën e Fellainit për largim nga Old Trafford dhe nëse duhet të gjejnë menjëherë një zëvendësues për të.