Dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.
Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës, kp.
Veseli tha se lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku tha se Java e Bibliotekës synon vetëdijësimin të gjithëve për biblioteka.